Bota 12 February 2026, 16:42 Nga VNA

Trump mbyll operacionin kundër emigracionit në Minesota, tërhiqen forcat e ICE

Ndaje në Whatsapp

Trump mbyll operacionin kundër emigracionit në Minesota, tërhiqen

Tom Homan, i ashtuquajturi “car i kufirit” i SHBA-së, njoftoi se do të përfundojë operacioni për përforcimin e njësive federale kundër emigracionit në shtetin e Minesotës, pasi sipas tij, presidenti Donald Trump ka miratuar kërkesën për mbylljen e operacionit.

 “Do të qëndroj edhe pak në Minesota për të mbikëqyrur tërheqjen dhe për të siguruar që ajo të realizohet me sukses”, deklaroi Homan gjatë një konference për shtyp të enjten në mëngjes.

Gjatë këtij viti, Trump dislokoi mijëra agjentë të armatosur brenda dhe përreth qytetit të Mineapolisit, një veprim që shkaktoi protesta të forta. Homan tha se Minesota është bërë “më pak një shtet-strehë” për emigrantët e paligjshëm, duke theksuar se bashkëpunimi i autoriteteve lokale me zyrtarët federalë të emigracionit është rritur ndjeshëm.

Njoftimi vjen pas vrasjes me armë zjarri të dy shtetasve amerikanë nga agjentë federalë të emigracionit, në një kohë kur numri i personelit në shtet kishte tejkaluar 2 mijë persona. Një javë më parë, administrata Trump kishte paralajmëruar se do të reduktonte me 700 numrin e agjentëve federalë në Minesota.

Homan theksoi se tërheqja e pjesshme po bëhet për shkak të bashkëpunimit “të paprecedentë” nga sherifët e zgjedhur në nivel qarku, të cilët administrojnë burgjet lokale.

Megjithatë, ai nënvizoi se politika e deportimeve masive do të vijojë. “Presidenti Trump është plotësisht i vendosur të realizojë deportime masive gjatë këtij mandati dhe zbatimi i ligjit të emigracionit do të vazhdojë çdo ditë në të gjithë vendin. Presidenti Trump ka bërë një premtim dhe nuk kemi marrë asnjë udhëzim për të kundërtën”, deklaroi Homan.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme