Bota 15 September 2025, 18:56 Nga VNA

Trump mbërrin nesër në Londër, policia britanike në gatishmëri të lartë

Ndaje në Whatsapp
Trump mbërrin nesër në Londër, policia britanike në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërrin nesër në Britani për një vizitë të dytë shtetërore, e shoqëruar me pritje madhështore nga familja mbretërore, përfshirë një shëtitje me karrocë dhe një darkë zyrtare në Kalanë e Uindsorit.

Policia britanike është në gatishmëri të lartë, duke përgatitur një operacion të gjerë sigurie, që sipas autoriteteve, merr në konsideratë çdo skenar të mundshëm. Zëvendëskomisioneri i Policisë së Luginës së Thames, Christian Budd, deklaroi se planet e sigurisë po rishikohen vazhdimisht, veçanërisht pas vrasjes së aleatit të Trump, Charlie Kirk, një figurë e njohur e krahut të djathtë në SHBA, që ka ngritur shqetësime për rritje të dhunës politike.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, do ta presë Trumpin të enjten në rezidencën qeveritare në Chequers, ndërsa pritet që vizita të shoqërohet edhe nga protesta dhe një vëmendje e madhe mediatike dhe publike.

Uashingtoni dhe Londra pritet të njoftojnë marrëveshje ekonomike me vlerë mbi 10 miliardë dollarë gjatë vizitës zyrtare të presidentit amerikan Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, sipas deklaratave të larta zyrtarëve amerikanë për Reuters.

Sipas të njëjtave burime, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar do të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare e cila bazohet në tre shtylla kryesore:

-Një bashkëpunim i ri në fushën e shkencës dhe teknologjisë, me synimin për të forcuar sektorin teknologjik të të dy vendeve,

-Bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore për qëllime jo-ushtarake,

-Zgjerim i bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së mbrojtjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme