Bota 13 October 2025, 13:33 Nga VNA

Trump lavdëron Netanyahun në Knesset: “Jo i lehtë për t’u përballur, por kjo e bën të madh”

Ndaje në Whatsapp
Trump lavdëron Netanyahun në Knesset: “Jo i lehtë për

Presidenti amerikan Donald Trump u prit me duartrokitje dhe brohoritje në rikthimin e tij në Jerusalem, ku mbajti një fjalim para Knesset-it izraelit.

“Vend i bukur, vend vërtet i bukur,” tha ai në hapje të fjalës së tij, duke e përshkruar momentin si “një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje”.

Trump njoftoi me entuziazëm kthimin e pengjeve, duke thënë:

“Pas dy vitesh të tmerrshme në errësirë dhe robëri, 20 pengje të guximshme po kthehen në përqafimin e lavdishëm të familjeve të tyre. 28 të tjerë të çmuar po kthehen më në fund në shtëpi për t’u prehur në këtë tokë të shenjtë përgjithmonë.”

Ai deklaroi se “armët heshtin” dhe se rajoni tashmë është “në paqe”, duke shpresuar se “do të mbetet i tillë përgjithmonë”.

Trump e cilësoi këtë moment si “agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, ndërsa lavdëroi kryeministrin Benjamin Netanyahu:

“Nuk është njeriu më i lehtë për t’u përballur… por kjo e bën të madh. Kjo e bën të mirë. Faleminderit shumë Bibi, punë e shkëlqyer.”

Gjatë fjalimit pati edhe një ndërprerje, kur një deputet i majtë izraelit ndërhyri me thirrje kundërshtuese dhe u nxorr jashtë sallës. Kryeparlamentari kërkoi falje, ndërsa Trump reagoi me humor: “Shumë efikase.”

Në mbyllje, ai theksoi se ky moment “do të mbahet mend nga brezat si çasti kur gjithçka filloi të ndryshojë — dhe për më mirë.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme