Bota 17 March 2026, 17:18 Nga VNA

Trump kritikon vendet e NATO-s: Ne i mbrojmë, por ata nuk bëjnë asgjë për ne

Ndaje në Whatsapp

Trump kritikon vendet e NATO-s: Ne i mbrojmë, por ata nuk bëjnë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar ndaj refuzimit të aleatëve të NATO-s për të marrë pjesë në operacionet ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.

“Nuk jam i befasuar nga sjellja e tyre, pasi gjithmonë e kam konsideruar NATO-n, për të cilën ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për të mbrojtur pikërisht këto vende, si një rrugë me një drejtim, ne i mbrojmë ata, por ata nuk bëjnë asgjë për ne, sidomos në momentet e nevojës”, shkruan presidenti amerikan në platformën Truth Social.

“Fatmirësisht, ne kemi shkatërruar forcat e armatosura të Iranit” dhe “pikërisht falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm ushtarak, nuk kemi më nevojë dhe as dëshirë për ndihmën e vendeve të NATO-s; nuk kemi pasur kurrë nevojë për të”-tha Trum.

Presidenti i SHBA, shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për Japoninë, Australinë apo Korenë e Jugut.

“Në fakt, duke folur si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm në botë, nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt!”, përfundoi Trump.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme