Bota 23 February 2026, 22:49 Nga VNA

Trump krahason veten me Lincoln dhe Kennedy: “Vetëm presidentët me ndikim janë shënjestër e dhunës”

Ndaje në Whatsapp
Trump krahason veten me Lincoln dhe Kennedy: “Vetëm presidentët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka krahasuar veten me paraardhësit Abraham Lincoln dhe John F. Kennedy, duke deklaruar se vetëm presidentët me ndikim bëhen objektiv i atentateve.

Komentet e Trump erdhën një ditë pasi një burrë i armatosur u qëllua dhe u vra nga autoritetet, pasi, sipas tyre, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit në Florida. Në momentin e incidentit, Trump ndodhej në Uashington.

Presidenti amerikan është përballur edhe më parë me kërcënime ndaj jetës së tij. Në korrik 2024, një person i armatosur tentoi ta sulmonte gjatë një tubimi elektoral në Butler të Pensilvanisë. Muaj më vonë, autoritetet arrestuan një tjetër person që dyshohej se planifikonte ta vriste Trump në fushën e tij të golfit në Florida.

"Lexoni për të gjithë këta vrasës të çmendur, por ata sulmojnë vetëm presidentët me ndikim. Ata nuk sulmojnë presidentët pa ndikim,” tha Trump gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Ai e përshkroi Lincoln-in si një president të madh dhe Kennedy-n si një president shumë të rëndësishëm. Me tone humoristike, Trump shtoi: “Ndoshta dua të jem pak më pak me pasoja. A mund ta përmbahemi pak, të lutem, Tom? A mund të jemi thjesht, si të thuash, të sjellshëm dhe të qetë? A mund të jetë ky një president normal për pak kohë?” tha ai duke qeshur.

Trump ka deklaruar disa herë se beson se Zoti ndërhyri për ta shpëtuar gjatë incidentit në Butler dhe se kishte rol edhe në fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2024.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme