Bota 19 January 2026, 10:51 Nga VNA

Trump kërcënon me ushtrinë, Pentagoni përgatit dislokimin e trupave në Minnesota

Ndaje në Whatsapp

Trump kërcënon me ushtrinë, Pentagoni përgatit dislokimin e

Pentagoni ka urdhëruar rreth 1 500 ushtarë aktivë të stacionuar në Alaskë që të përgatiten për një dislokim të mundshëm në shtetin e Minnesotës, ku po zhvillohen protesta të mëdha kundër fushatës së qeverisë për deportimet. Lajmi është konfirmuar për Reuters nga dy zyrtarë amerikanë.

Sipas burimeve, Ushtria amerikane i ka vendosur njësitë në gjendje gatishmërie në rast se situata në shtetin e Midwest-it përshkallëzohet në dhunë, edhe pse ende nuk është e qartë nëse trupat do të dërgohen realisht në terren.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi të enjten se mund të përdorë Insurrection Act për të dislokuar forcat ushtarake, nëse autoritetet shtetërore nuk ndalojnë protestuesit që, sipas tij, po pengojnë dhe po sulmojnë zyrtarët e emigracionit. Kërcënimi erdhi pas rritjes së numrit të agjentëve të ICE dhe përballjeve gjithnjë e më të tensionuara në Minneapolis.

Tensionet u përshkallëzuan veçanërisht pas vrasjes së Renee Good, një nënë 37-vjeçare e tre fëmijëve, e cila u qëllua për vdekje më 7 janar nga një oficer i ICE-së, ndërsa ndodhej në makinën e saj. Ngjarja ka shkaktuar zemërim të gjerë dhe protesta të vazhdueshme në qytet.

Kryetari i bashkisë së Minneapolis-it, Jacob Frey, deklaroi të dielën se çdo dislokim ushtarak do ta përkeqësonte situatën. Ai theksoi se administrata Trump ka dërguar tashmë rreth 3 000 agjentë federalë dhe të Patrullës Kufitare për t’u përballur me protesta që, sipas tij, janë kryesisht paqësore.
“Do të ishte një hap tronditës. Nuk kemi nevojë për më shumë agjentë federalë për të qenë të sigurt. Ne jemi të sigurt,” u shpreh Frey.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, bëri të ditur se Departamenti i Drejtësisë po heton një incident në një kishë në St. Paul, ku protestues ndërprenë një shërbesë fetare për të protestuar ndaj faktit se një nga pastorët dyshohet se punon edhe për ICE. Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë protestues që brohorasin “ICE out”, ndërsa drejtuesi i kishës e cilëson sjelljen e tyre “të turpshme”.

Situata në Minnesota mbetet e tensionuar, ndërsa administrata Trump sinjalizon se është e gatshme të përdorë mjete të jashtëzakonshme për të frenuar protestat.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme