Bota 21 September 2025, 10:27 Nga VNA

Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do ndodhin nëse s’na ktheni Bagramin

Ndaje në Whatsapp
Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do ndodhin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit. Në të kaluarën, udhëheqësit talibanë të Afganistanit nuk kanë pranuar të heqin dorë nga kjo bazë.

Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.

Trump ka përmendur vendndodhjen e bazës në afërsi të Kinës si arsyen kryesore për rimarrjes e saj nga SHBA-ja.

“Nëse Afganistani nuk e kthen bazën ajrore të Bagramit tek ata që e ndërtuan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjëra të këqija do të ndodhin”, tha Trump mbrëmjen e 20 shtatorit në një postim në rrjetet sociale.

Më vonë, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai e përsëriti kërcënimin, por nuk dha hollësi e as nuk shpjegoi se çfarë gjëra të këqija do të mundë të ndodhshin.

“Ne po flasim tani me Afganistanin, dhe e duam atë [bazën] përsëri, dhe e duam shpejt, menjëherë. Dhe, nëse ata nuk e bëjnë, do ta mësoni vetë çfarë do të bëj”, u tha ai gazetarëve.

Talibanët, të goditur nga trazirat, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe sulmet terroriste, kanë tentuar t’i përmirësojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare, dhe Rusia mbetet i vetmi vend që deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me ta.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme