Bota 5 February 2026, 17:53 Nga VNA

Trump: Irani po negocion sepse nuk do që ne ta godasim

Ndaje në Whatsapp

Trump: Irani po negocion sepse nuk do që ne ta godasim

Me një retorikë të ashpër dhe paralajmërime të drejtpërdrejta, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani është ulur në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara sepse, sipas tij, “nuk do që ta godasim”.

“Kemi një flotë të madhe që po drejtohet drejt Iranit”, theksoi Trump gjatë fjalimit të tij në National Prayer Breakfast në Uashington.

Më tej, presidenti amerikan pretendoi se i ka dhënë fund luftës në Gaza, duke shtuar se ka shpëtuar “qindra mijëra jetë”.

“E sollëm mbrapsht pengun e fundit të vrarë dhe Hamasi na ndihmoi për ta rikthyer. Ky ishte një mesazh i madh. Tani ata duhet të çarmatosen. Disa thonë se nuk do ta bëjnë, por ata kanë rënë dakord të çarmatosen”, deklaroi Trump.

 

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme