Bota 26 March 2026, 16:57 Nga VNA

Trump: Irani po lutet për një marrëveshje për të ndalur luftën

Ndaje në Whatsapp
Trump: Irani po lutet për një marrëveshje për të ndalur

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se Irani po kërkon me ngulm një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke kundërshtuar raportimet se Teherani nuk është i angazhuar në bisedime paqeje.

“Vetëm që ta sqarojmë mirë situatën: ata po luten për të bërë një marrëveshje, jo unë. Dhe kushdo që ka parë se çfarë ka ndodhur atje e di pse,” tha Trump gjatë një konference për shtyp.

Megjithatë, presidenti amerikan la të hapur mundësinë që një armëpushim mund të mos arrihet.

“Nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë. Nuk e di nëse do të jemi të gatshëm ta bëjmë,” u shpreh Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar një marrëveshjeje për ndalimin e luftimeve.

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme