Bota 26 March 2026, 18:21 Nga VNA

Trump: Irani lejoi kalimin e 10 tankerëve të naftës në Ngushticën e Hormuzit si gjest në negociata

Ndaje në Whatsapp
Trump: Irani lejoi kalimin e 10 tankerëve të naftës në

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi të enjten se Irani ka lejuar kalimin e 10 tankerëve të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një gjest vullneti të mirë në kuadër të negociatave.

Trump i bëri komentet gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, duke sqaruar atë që më parë e kishte përshkruar si një “dhuratë” nga Irani.

“Ata thanë: për t’ju treguar se jemi seriozë dhe të qëndrueshëm, do t’ju lejojmë të kalojnë tetë anije nafte, tetë anije të mëdha. Mendoj se kishin të drejtë dhe ishin reale, dhe besoj se mbanin flamur pakistanez… Në fund rezultuan të jenë 10 anije,” tha Trump.

Shtëpia e Bardhë nuk reagoi menjëherë ndaj kërkesave për më shumë detaje lidhur me anijet.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur ai po i bën presion Iranit që të pranojë një marrëveshje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar dhe për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor.

Presidenti amerikan kishte habitur disa analistë edhe të martën, kur deklaroi se Irani i kishte bërë Shteteve të Bashkuara një “dhuratë shumë të shtrenjtë në sektorin energjetik”, pa sqaruar në atë moment se për çfarë bëhej fjalë.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme