Bota 6 March 2026, 16:22 Nga VNA

Trump: Irani është “neutralizuar”. E rëndësishme që tani të sillet mirë me SHBA dhe Izraelin

Ndaje në Whatsapp

Trump: Irani është “neutralizuar”. E rëndësishme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi për CNN se udhëheqja e Iranit është “neutralizuar” dhe se Uashingtoni po kërkon një lidership të ri në Teheran që të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Në një intervistë telefonike të shkurtër, Trump tha se Irani nuk është më i njëjti vend si një javë më parë.

“Një javë më parë ata ishin të fuqishëm, ndërsa tani janë neutralizuar,” tha ai.

Trump u shpreh i bindur se ndryshimi i lidershipit në Iran do të jetë i lehtë dhe se ai duhet të ketë rol në këtë proces, duke e krahasuar situatën me Venezuelën, ku sipas tij SHBA arriti të kapte presidentin Nicolás Maduro dhe të vendoste në pushtet zëvendësen e tij.

“Do të funksionojë shumë lehtë. Do të funksionojë si në Venezuelë. Atje kemi një lidere të mrekullueshme që po bën një punë fantastike,” tha Trump, duke iu referuar presidentes në detyrë Delcy Rodriguez.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se nuk do ta kishte problem që Irani të drejtohej nga një lider fetar, për sa kohë ai do të sillte stabilitet dhe do të kishte marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe Izraelin.

“Unë merrem me shumë liderë fetarë dhe ata janë fantastikë,” u shpreh ai, duke shtuar se nuk është e domosdoshme që Irani të jetë një shtet demokratik, por që të ketë një lider “të drejtë dhe të ndershëm”.

Trump vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e tij me vendet e Lindjes së Mesme, duke pretenduar se para se ai të ndërhynte, SHBA nuk kishte komunikim të mirë me vende si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari.

Sipas tij, operacioni ushtarak kundër Iranit ka qenë një sukses i madh.

“Është një 12 apo ndoshta 15 në një shkallë nga 10,” tha ai, duke shtuar se marina iraniane është goditur rëndë.

“Kur godet marinën, ata nuk mund të bëjnë atë që donin. Kemi goditur rreth 25 anije të mëdha,” deklaroi Trump.

Ai u shpreh gjithashtu se nuk është i shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburantit, duke thënë se kjo do të jetë vetëm një situatë afatshkurtër dhe se çmimet do të bien shpejt.

Në të njëjtën intervistë, Trump deklaroi se edhe Kuba “do të bjerë shumë shpejt”.

“Kuba do të bjerë shumë shpejt. Ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje,” tha ai, duke shtuar se sekretari i Shtetit Marco Rubio mund të merret me këtë çështje pasi të përfundojë konflikti aktual me Iranin.

Një ditë më parë, Trump deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se është vetëm çështje kohe që kubano-amerikanët të mund të kthehen në vendin e tyre, duke sugjeruar se Kuba mund të jetë objektivi i radhës i administratës së tij pas luftës me Iranin.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme