Bota 19 October 2025, 20:59 Nga VNA

Trump i drejtohet Zelenskyt: “Hiqni dorë nga Donbasi ose do të shkatërroheni”

Ndaje në Whatsapp
Trump i drejtohet Zelenskyt: “Hiqni dorë nga Donbasi ose do të

Presidenti amerikan Donald Trump priti të premten në Shtëpinë e Bardhë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të një përpjekjeje të ripërtërirë për t’i dhënë fund luftës mbi trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Trump, i cili ndjehet fitimtar pas arritjes së një armëpushimi në Lindjen e Mesme, shfaqi optimizëm për mundësinë e përfundimit të konfliktit ruso–ukrainas — një luftë që ai dikur kishte deklaruar se mund ta zgjidhte “brenda një dite”.

“Unë jam presidenti ndërmjetës dhe po ndërmjetësoj një situatë jo të lehtë,” tha Trump gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve.

Takimi u zhvillua në formën e një dreke pune, me Trumpin dhe Zelenskyn të ulur përballë njëri-tjetrit. Fillimisht, atmosfera para shtypit u duk e qetë dhe pa ndonjë shpërthim të madh midis palëve — një ndryshim i mirëpritur nga tensionet e një takimi të mëparshëm në Zyrën Ovale, në muajin shkurt, i cili u përshkallëzua në një grindje të hapur me të bërtitura mes Trumpit, Zëvendëspresidentit Vance dhe vetë Zelenskyt.

Megjithatë, ndryshe nga qëndrimet e tij të mëparshme, ku kishte shfaqur zhgënjim në rritje ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe kishte theksuar se Ukraina mund të rifitonte të gjithë territorin e pushtuar, këtë herë Trump u shfaq më i zbutur në ton.

Gjatë bisedimeve, presidenti amerikan thuhet se i kërkoi Zelenskyt të pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës, duke e paralajmëruar se Putin kishte bërë të qartë se do ta “shkatërronte” Ukrainën nëse refuzonte marrëveshjen.

Sipas një raportimi të Financial Times, takimi përshkallëzoi në “debate të tërbuara” mes delegacioneve. Burime të pranishme bëjnë të ditur se në një moment Trump hodhi tutje hartat e vijës së frontit në Ukrainë dhe nguli këmbë që Zelensky t’ia dorëzonte të gjithë rajonin e Donbasit Putinit, duke përsëritur një pjesë të kërkesave që udhëheqësi rus kishte ngritur në bisedën telefonike me të një ditë më parë. Sipas të njëjtave burime, Zelensky refuzoi prerazi, duke deklaruar se Ukraina “nuk do të heqë dorë nga asnjë pëllëmbë toke sovrane”, ndërsa delegacioni amerikan u përpoq të ulte tensionet që po rriteshin në mënyrë të dukshme.

Takimi përfundoi pa një deklaratë të përbashkët dhe pa ndonjë marrëveshje konkrete, ndërsa zyrtarë të të dyja palëve pranuan se diferencat mbeten “thellësisht të mëdha”.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të vijojnë përpjekjet diplomatike për të arritur “një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme” në javët në vijim.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme