Bota 21 October 2025, 17:39 Nga VNA

Trump: Hamasi të respektojë marrëveshjen ose fundi i tij do të jetë “i shpejtë, intensiv dhe i dhunshëm”

Ndaje në Whatsapp
Trump: Hamasi të respektojë marrëveshjen ose fundi i tij do

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se shumë aleatë të Uashingtonit në Lindjen e Mesme janë të gatshëm të dërgojnë trupa në Rripin e Gazës për të “përplasur” dhe shkatërruar lëvizjen Hamas, duke përdorur “fuqi të fortë”.

Sipas postimit të tij në platformën Truth Social, Trump tha se disa vende aleate i kanë thënë atij se do ta përshëndisnin mundësinë për të shkuar në Gaza dhe “për të vrarë” Hamasin, por që për momentin nuk ka nevojë për një ndërhyrje të tillë.

“U kam thënë atyre dhe Izraelit: jo tani. Ka ende shpresë që Hamas të bëjë gjënë e duhur. Nëse nuk e bën, fundi i Hamasit do të jetë i shpejtë, i ashpër dhe i dhunshëm. Do të doja të falënderoja të gjitha këto vende që ofruan ndihmën e tyre,” shkruan Trump.

Kjo deklaratë vjen ndërsa situata ushtarake dhe humanitare në Gaza mbetet e tensionuar dhe me shqetësime ndërkombëtare mbi përhapjen e dhunës dhe efektet mbi civilët.

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, krahun i armatosur i Hamasit njoftoi se do t’u dorëzojë sot në orën 21:00 (ora lokale dhe ora e Greqisë) trupat e dy të kapurve, si pjesë e marrëveshjes për armëpushim me Izraelin.

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme