Bota 27 October 2025, 16:31 Nga VNA

Trump flet për miqësinë me Musk: Kemi marrëdhënie të mira, gjithmonë më ka pëlqyer Elon

Ndaje në Whatsapp
Trump flet për miqësinë me Musk: Kemi marrëdhënie
Elon Musk dhe Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se është në kontakt me Elon Musk, duke theksuar se të dy kanë folur “herë pas here” që pas takimit të tyre në funeralin e Charlie Kirk muajin e kaluar në Arizona, dhe se marrëdhënia e tyre “është tashmë e mirë”.

Duke folur për gazetarët në avionin presidencial gjatë udhëtimit drejt Japonisë, Trump tha se “gjithmonë e ka pëlqyer” Elon Musk, pavarësisht përplasjeve të së kaluarës.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Elon. Kaloi një periudhë të vështirë, një moment jo të mirë. Por më pëlqen Elon, dhe mendoj se gjithmonë do të më pëlqejë”, u shpreh ai duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Politico.

Këto deklarata shënojnë një fazë të re pajtimi mes Trump dhe Musk, pas një vere të mbushur me përplasje publike. Dyshja kishin shkëmbyer akuza personale dhe kërcënime politike, pasi miliarderi dhe pronari i platformës X kishte lënë të hapur mundësinë për të mbështetur kandidatë kundër republikanëve, madje edhe për krijimin e një partie të re me emrin “America Party”.

Në atë periudhë, Trump e kishte paralajmëruar Musk për “pasoja shumë serioze” nëse do të vazhdonte me planet e tij, duke lënë të kuptohej se mund të vepronte ndaj tij përmes një agjencie qeveritare të efikasitetit, të cilën Musk e kishte ndihmuar të ngrinte në fillimet e saj.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme