Bota 26 September 2025, 14:46 Nga VNA

Trump firmos urdhrin për shitjen e TikTok-ut në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Trump firmos urdhrin për shitjen e TikTok-ut në SHBA

WASHINGTON, 25 shtator (Reuters) – Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv që parashikon shitjen e operacioneve amerikane të TikTok tek investitorë amerikanë dhe globalë, duke e konsideruar këtë si zgjidhje për kërkesat e sigurisë kombëtare të përcaktuara në ligjin e vitit 2024.

Sipas zëvendëspresidentit JD Vance, kompania e re amerikane do të vlerësohet rreth 14 miliardë dollarë, shumë më e ulët nga parashikimet e disa analistëve. Trump ka shtyrë deri më 20 janar zbatimin e ndalimit të aplikacionit nëse pronarët kinezë nuk e shesin, për t’i dhënë kohë procesit të ndarjes nga platforma globale dhe sigurimit të investitorëve.

Një nga pikat më të ndjeshme mbetet algoritmi i rekomandimeve të TikTok-ut, i cili do të “trajnohet sërish dhe do të monitorohet nga partnerë të sigurisë amerikane”, sipas urdhrit.

Trump tha se kishte folur me presidentin kinez Xi Jinping, i cili i kishte dhënë miratimin për planet. Ndërkohë, ministria e jashtme e Kinës deklaroi se respekton vullnetin e kompanive dhe pret që SHBA të ofrojë një ambient të hapur e jo diskriminues për bizneset kineze.

TikTok, që ka 170 milionë përdorues në SHBA, nuk ka komentuar ende vendimin. Trump ka pranuar publikisht se platforma ka ndihmuar në fitoren e tij elektorale vitin e kaluar, ndërsa llogaria e tij personale numëron rreth 15 milionë ndjekës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme