Bota 29 September 2025, 21:57 Nga VNA

Trump dhe Netanyahu prezantojnë planin për Gazën, Hamas thotë se nuk e ka marrë ende

Ndaje në Whatsapp
Trump dhe Netanyahu prezantojnë planin për Gazën, Hamas

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp ku shpallën një propozim me 20 pika mbi të ardhmen e Gazës.

Trump u bëri thirrje Hamasit që të pranojë kushtet e planit, duke shprehur besim se grupi do t’i pranojë ato. Nga ana tjetër, Netanyahu paralajmëroi se nëse Hamasi refuzon ose tërhiqet nga marrëveshja, “Izraeli do ta përfundojë punën vetëm”. Sipas tij, plani ofron një rrugë “realiste” përpara në Gaza dhe “përmbush objektivat e luftës” së Izraelit.

Netanyahu bëri të ditur se tërheqja e Izraelit nga Gaza do të jetë graduale dhe do të lidhet drejtpërdrejt me nivelin e çarmatosjes së Hamasit. Ai dhe Trump konfirmuan krijimin e një organi të ri ndërkombëtar mbikëqyrës, ngritjen e një qeverie të udhëhequr nga palestinezët dhe ndalimin e luftimeve në Gaza.

Ndërkohë, një zyrtar i Hamasit, Mahmoud Mardawi, deklaroi për Al Jazeera se grupi nuk ka marrë ende planin e shkruar të Trump për paqen në Gaza. Ai theksoi se nuk i është dorëzuar asnjë dokument zyrtar, pavarësisht konferencës së përbashkët të presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme