Bota 31 August 2025, 11:19 Nga VNA

Tragjedi ajrore në Itali, babë e bijë humbin jetën pasi avioni i tyre u rrëzua në një fushë orizi

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi ajrore në Itali, babë e bijë humbin jetën pasi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një avion i vogël u rrëzua në provincën e Vercellit, mes komunave Crescentino dhe Livorno Ferraris, duke u përplasur në një fushë orizi dhe më pas duke marrë flakë.

Në bord ndodheshin vetëm dy persona: Massimiliano Monticone, 49 vjeç, ish-pilot i Forcave Ajrore Italiane dhe aktualisht kontrollor trafiku ajror në qendrën e radarëve ENAV në Linate, si dhe vajza e tij Simona, vetëm 18 vjeç. Të dy humbën jetën tragjikisht.

Sipas raportimeve, trupat e pajetë u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan në spitalin “Sant’Andrea” në Vercelli, ku do t’i nënshtrohen autopsisë. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat: defekt teknik, probleme në motor apo gabim njerëzor.

Monticone jetonte në provincën e Alessandrias dhe ishte i njohur për pasionin e tij ndaj aviacionit, të cilin e ndante edhe me fëmijët. Në postimet e tij në rrjetet sociale ai shprehej se nuk i pëlqente të fluturonte vetëm, duke theksuar dëshirën për ta ndarë këtë përvojë me më të dashurit.

Tragjikisht, pasioni që i lidhte babanë dhe vajzën u kthye në fatkeqësi, duke i marrë jetën në mënyrën më të dhimbshme. Komuniteti i aviacionit dhe familjarët janë të tronditur nga humbja e dy jetëve të reja, të bashkuara përjetësisht nga dashuria për fluturimin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme