Bota 24 February 2026, 16:16 Nga VNA

Thorbjørn Jagland në spital pas tentativës për vetëvrasje, nën hetim për lidhje me Jeffrey Epstein

Ndaje në Whatsapp
Thorbjørn Jagland në spital pas tentativës për

Ish-kryeministri norvegjez Thorbjørn Jagland ndodhet në spital pasi tentoi t’i japë fund jetës, ndërsa ndaj tij po zhvillohet një hetim për “korrupsion të rëndë”.

Sipas mediave norvegjeze, hetimi lidhet me kontaktet e tij të mëparshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore apo mbi rrethanat e incidentit, duke u treguar të rezervuara.

Instituti Norvegjez i Nobelit i ka kërkuar Jaglandit sqarime për çdo përfitim të mundshëm financiar gjatë kohës kur drejtonte Komitetin e Nobelit, ndërsa Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se do të kërkojë heqjen e imunitetit të tij si ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, për t’i hapur rrugë hetimeve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme