Bota 20 August 2025, 14:21 Nga VNA

Thirren mijëra rezervistë/ Qeveria izraelite miraton planin për pushtimin e Gazës

Ndaje në Whatsapp
Thirren mijëra rezervistë/ Qeveria izraelite miraton planin për

Kriza në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet. Ushtria izraelite ka marrë "dritën jeshile" për një ofensivë të re tokësore në qytetin e Gazës, me operacionin e koduar “Tanket e Gideonit B”. Plani i miratuar nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Rreth 60 mijë rezervistë janë thirrur nën armë për të përforcuar këtë ofensivë, ndërkohë që qëllimi i deklaruar është presioni ndaj Hamasit për lirimin e pengjeve. Megjithatë, vetëm një pjesë e rezervistëve do të shkojnë në Gaza – të tjerët do të shërbejnë në fronte të tjera.

Ndërkohë, shifrat nga Rripi i Gazës janë alarmante: mbi 62 mijë të vrarë, nga të cilët më shumë se 18 mijë janë fëmijë, sipas autoriteteve të Gazës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme