Bota 22 August 2025, 08:08 Nga VNA

Terror në Kolumbi! Helikopteri shkatërrohet nga dron, shpërthim në qytet, 18 të vrarë

Ndaje në Whatsapp
Terror në Kolumbi! Helikopteri shkatërrohet nga dron, shpërthim

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy sulme në Kolumbi, duke e thelluar edhe më tej krizën më të rëndë të sigurisë në dekada që po përjeton vendi.

Sulmi i parë ndodhi në qytetin perëndimor të Calit, ku një makinë bombë shpërtheu në një rrugë të populluar, duke vrarë 6 persona dhe duke lënë të plagosur mbi 60 të tjerë. Objektiv i mundshëm ishte Shkolla Ushtarake e Aviacionit Marco Fidel Suarez, pranë së cilës ndodhi shpërthimi. Dëshmitarët raportuan një “zhurmë të tmerrshme” dhe dëme të mëdha në shtëpitë përreth.

Më herët të enjten, një sulm me dron ndaj një helikopteri policie në një zonë rurale pranë qytetit Medellín shkaktoi vdekjen e 12 zyrtarëve, pasi helikopteri u rrëzua pas goditjes nga një mjet shpërthyes.

Kryetari i bashkisë së Calit, Alejandro Eder, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndaloi përkohësisht qarkullimin e kamionëve të mëdhenj në qytet dhe ofroi një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që jep informacion mbi autorët.

Presidenti Gustavo Petro, së bashku me drejtues të ushtrisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, njoftuan mbledhjen e një këshilli urgjent sigurie për të vendosur masa shtesë në mbrojtje të qytetarëve.

“Shteti nuk do të dorëzohet përballë terrorizmit. Këto krime do të ndiqen dhe ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit,” deklaroi Ministria e Mbrojtjes në rrjete sociale.

Ministri i Mbrojtjes, Pedro Sánchez, e quajti shpërthimin në Cali “një akt terrorist të orkestruar nga karteli narkotik i udhëhequr nga Ivan Mordisco”, një lider i njohur i disidencës së FARC-ut.

Sulmi me dron që rrëzoi helikopterin ndodhi ndërsa ky ishte në një mision për të asgjësuar plantacione të fletës së kokainës një përbërës kryesor i kokainës në zonën e Amalfit, në veri të vendit.

Kolumbia po përjeton një valë të re dhune, me përleshje mes forcave të sigurisë, rebelëve të armatosur, paramilitarëve dhe grupeve të drogës. Sulmet me dronë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 115 sulme të tilla, shumica e tyre nga grupe të armatosura ilegale.

Vetëm javën e kaluar, tre ushtarë humbën jetën në jugperëndim të vendit, kur një dron hodhi eksploziv mbi një pikë kontrolli ushtarak.

Zgjedhjet që priten vitin e ardhshëm në Kolumbi janë tashmë nën hijen e pasigurisë, ndërsa proceset paqësore me ish-rebelët dhe kartelët e drogës janë në pikën më të brishtë të tyre.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme