Bota 18 March 2026, 22:01 Nga VNA

Tensionet në Lindjen e Mesme, qeveria italiane miraton dekretin për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve për 20 ditët e ardhshme

Ndaje në Whatsapp
Tensionet në Lindjen e Mesme, qeveria italiane miraton dekretin për

Qeveria italiane ka miratuar një dekret për të frenuar rritjen e çmimeve të karburantit si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme. Kryeministrja Giorgia Meloni bëri të ditur se masa do të sjellë një ulje të menjëhershme prej rreth 25 centësh për litër, si reagim ndaj rritjes së çmimeve të shkaktuar nga tensionet ndërkombëtare dhe lufta në Iran.

Dekreti përfshin gjithashtu masa mbështetëse për sektorët më të prekur, si transporti rrugor dhe peshkimi, përmes kredive tatimore. Paralelisht, qeveria ka vendosur të forcojë kontrollet në treg për të parandaluar spekulimet, duke parashikuar edhe sanksione për operatorët që abuzojnë me çmimet.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja është e përkohshme dhe do të mbetet në fuqi për 20 ditë, ndërsa priten zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, veçanërisht lidhur me situatën në Gjirin Persik dhe ndikimin e mundshëm të saj në furnizimin global me naftë.

Ministri i Transportit, Matteo Salvini, e cilësoi masën si një ndihmë të rëndësishme, duke theksuar se synimi është ulja e çmimit të karburantit nën 1.90 euro për litër. Ai shtoi se qeveria ka bashkëpunuar me kompanitë kryesore të sektorit për të përballuar rritjen e çmimeve.

Nga ana tjetër, opozita ka kritikuar dekretin, duke e cilësuar si një masë të përkohshme dhe me prapavijë elektorale. Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, deklaroi se ndërhyrja nuk adreson problemin në afat të gjatë dhe kujtoi premtimet e mëparshme për heqjen e plotë të akcizës.

Top Channel

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme