Bota 26 August 2025, 07:38 Nga VNA

Tensionet me SHBA-në, Venezuela dërgon 15 mijë trupa në kufi

Ndaje në Whatsapp
Tensionet me SHBA-në, Venezuela dërgon 15 mijë trupa në kufi

Venezuela ka ndërmarrë masa për të rritur sigurinë përgjatë kufirit me Kolumbinë, në një kohë kur administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e anijeve luftarake në Karaibet jugore, me qëllim goditjen e karteleve të drogës në rajon.

Sipas autoriteteve venezueliane, rreth 15 mijë trupa policore dhe ushtarake janë dislokuar në shtetet kufitare Zulia dhe Táchira. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, i cili në një deklaratë për mediat tha se këtyre forcave do t’u bashkohen edhe mjete detare, avionë dhe dronë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e paqes në kufi.

“Presidenti ka dhënë urdhër për këtë dislokim me qëllim ruajtjen e paqes. Nëse dikush synon të hyjë në territorin tonë nga kufiri, nuk do ta ketë të mundur,” u shpreh Cabello. Ai gjithashtu i bëri thirrje Kolumbisë që të marrë masa të ngjashme, duke theksuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se tre anije luftarake që transportojnë mbi 4,000 marinarë dhe ushtarë janë nisur drejt rajonit. Sipas raportimeve, presidenti Trump i ka kërkuar Pentagonit të përgatitet për operacione të mundshme ushtarake në Amerikën Latine, duke shkaktuar shqetësim mes liderëve të rajonit.

Javën e kaluar, presidenti venezuelian Nicolás Maduro mohoi raportimet për ndërhyrje ushtarake amerikane, por paralelisht u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në radhët e milicive për mbrojtjen e vendit. Mediat shtetërore kanë nisur tashmë transmetimin e reklamave që nxisin pjesëmarrjen në fushatën e rekrutimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme