Bota 21 March 2026, 20:20 Nga VNA

Teherani: Raketat iraniane mund të godasin Berlinin, Parisin dhe Romën

Ndaje në Whatsapp
Teherani: Raketat iraniane mund të godasin Berlinin, Parisin dhe Romën

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerali Eyal Zamir, deklaroi se Irani ka demonstruar aftësi për të goditur edhe kryeqytete europiane me raketa balistike me rreze shumë të gjatë.

Sipas Zamir, vetëm një ditë më parë Irani lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale me dy faza, me një rreze veprimi rreth 4 mijë kilometra, drejt një objektivi amerikan në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian.

“Këto raketa nuk ishin të destinuara për të goditur Izraelin. Rrezja e tyre arrin kryeqytetet europiane: Berlini, Parisi dhe Roma janë të gjitha në rrezen e goditjes direkte”, u shpreh Zamir.

Deklarata vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm dhe shqetësimi për kapacitetet raketore të Iranit po zgjerohet edhe përtej rajonit, duke përfshirë sigurinë e Evropës.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme