Bota 1 March 2026, 21:42 Nga VNA

Të shtënat me pasojë vdekjen e 3 personave në Teksas, FBI: Mund të jetë akt terrorizmi

Ndaje në Whatsapp
Të shtënat me pasojë vdekjen e 3 personave në Teksas, FBI:

Dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas të shtënave pranë një “beer garden” në Austin të Texas, në një incident që FBI thotë se mund të lidhet me terrorizmin. I dyshuari është identifikuar nga mediat amerikane si Ndiaga Diagne, shtetas amerikan i natyralizuar me origjinë nga Senegali. Policia, pasi iu përgjigj një thirrjeje për një sulmues aktiv rreth orës 02:00 të mëngjesit, e qëlloi për vdekje autorin, duke e çuar bilancin e viktimave në tre.

Sipas shefes së policisë së Austin, Lisa Davis, i dyshuari fillimisht qëlloi me pistoletë nga një SUV drejt personave në trotuar dhe në ambientet e jashtme të barit Buford’s, më pas doli nga makina me një pushkë dhe u drejtua sërish drejt zonës, ku u përball me policinë.

Autoritetet konfirmuan se në automjet nuk u gjetën eksplozivë, por zyrtarë të FBI-së thanë se janë zbuluar elemente që sugjerojnë një lidhje të mundshme me terrorizmin. Hetimet janë ende në fazë të hershme dhe motivi nuk është bërë publik.

Nga 14 të plagosurit që u dërguan në spital, tre janë në gjendje kritike. Presidenti amerikan Donald Trump është informuar për ngjarjen, ndërsa zyrtarë federalë dhe lokalë kanë dënuar sulmin dhe kanë vlerësuar reagimin e shpejtë të forcave të rendit.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme