Bota 27 August 2025, 16:57 Nga VNA

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë katolike në SHBA, dyshohet për disa viktima

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë katolike

Të paktën 10 persona janë qëlluar me armë dhe të paktën dy prej tyre kanë humbur jetën, pas një incidenti të rëndë me të shtëna zjarri që ndodhi në një kishë në Mineapolis të Minesotës. Në të njëjtin kompleks ndodhet edhe një shkollë katolike.
Sipas raportimeve të mediave lokale, bëhet fjalë për dy viktima dhe katër të plagosur rëndë, ndersa autori i dyshuar, sipas policisë, është neutralizuar.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të së mërkurës (ora 15:30 me orën e Shqipërisë), kur forcat e rendit u thirrën në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna brenda kishës. Dëshmitarë tregojnë se panë për një burrë të veshur me të zeza, i cili mbante një pushkë gjuetie.

Në momentin e sulmit në kishë po zhvillohej mesha e përditshme, ndersa ekziston dyshimi se brenda ndërtesës mund të jetë vendosur edhe një bombë.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në një postim të tij në rrjetet sociale ka deklaruar se incidenti ka ndodhur në shkollë. Forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi ndodhen në kishën Annunciation Church.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme