Bota 1 August 2025, 08:22 Nga VNA

Takimi trepalësh Turqi-Itali-Libi në Stamboll, në fokus normalizimi i Libisë dhe emigracioni

Ndaje në Whatsapp
Takimi trepalësh Turqi-Itali-Libi në Stamboll, në fokus

Sot në Stamboll zhvillohet takimi trepalësh mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit të Libisë Perëndimore, Abdulhamid Dbeibeh. Ky samit vjen në një moment kritik për zhvillimet politike në Libi, ndërsa Turqia po ndërmerr hapa konkretë për të forcuar ndikimin e saj në Libinë Lindore.

Në axhendën e takimit pritet të diskutohen zhvillimet politike në Libi, përpjekjet për rivendosjen e normalitetit dhe zgjedhjet, si dhe menaxhimi i krizës së emigracionit. Turqia synon të luajë rolin e ndërmjetësit mes palëve libiane, duke mbështetur një proces gjithëpërfshirës që përfshin si qeverinë e Dbeibehit në Tripoli, ashtu edhe forcat e gjeneralit Haftar në lindje të vendit.

Një tjetër pikë kyçe në diskutim pritet të jetë përpjekja e Ankarasë për të ushtruar presion mbi Libinë Lindore që të ratifikojë Memorandumin e bashkëpunimit Turqi-Libi, i cili ka mbetur pezull në Parlament. Takimi pritet të jetë vendimtar për rolin që Turqia kërkon të luajë në të ardhmen e Libisë dhe për stabilitetin në rajonin e Mesdheut.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme