Bota 23 January 2026, 21:48 Nga VNA

Takimi mes SHBA-së, Kievit dhe Moskës në Abu Dhabi/ Çfarë u diskutua mes negociatorëve, bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme

Ndaje në Whatsapp
Takimi mes SHBA-së, Kievit dhe Moskës në Abu Dhabi/

Negociatorët ukrainas dhe rusë diskutuan ditën e sotme në Abu Dhabi çështjen territoriale, një nga temat më të vështira në axhendën e bisedimeve, pa shenja kompromisi deri më tani. Sipas raportimeve, negociatat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Ndërkohë, sulmet ajrore ruse kanë zhytur Ukrainën në krizën më të rëndë energjetike që nga fillimi i luftës.

Kievi po përballet me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqeje në konfliktin që nisi me pushtimin rus në shkurt të vitit 2022. Nga ana tjetër, Moska kërkon që Ukraina të dorëzojë të gjithë rajonin industrial të Donbasit për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se çështja territoriale do të jetë qendrore në bisedimet që po zhvillohen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që pritet të përfundojnë të shtunën.

“Gjëja më e rëndësishme është që Rusia të jetë e gatshme t’i japë fund luftës që filloi”, tha Zelensky në një mesazh në Telegram. Ai shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me delegacionin ukrainas, por theksoi se është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime nga bisedimet e sotme.

“Do të shohim se si do të ecë diskutimi nesër dhe cili do të jetë rezultati”, përfundoi ai.

Një ditë më parë, Zelensky u takua me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, por takimi nuk solli rezultate të menjëhershme.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme