Bota 25 January 2026, 07:35 Nga VNA

Suedia kundër emigrantëve, kërkon mekanizëm të përbashkët të BE-së për deportimin e afganëve

Ndaje në Whatsapp
Suedia kundër emigrantëve, kërkon mekanizëm të

Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, ka deklaruar se Europa ka nevojë të krijojë një mekanizëm të përbashkët për të deportuar afganët me urdhër deportimi drejt Afganistanit.

Në një prononcim për mediat shpjegoi se afganët, të cilëve janë refuzuar kërkesat për azil ose që kanë kryer krime në Europë, por nuk kanë dokumente identiteti, janë “më shumë se të pamundur” për t’u deportuar sipas situatës aktuale.

Forssell theksoi se shumë afganë nuk kanë as pasaporta, as dokumente të tjera udhëtimi, gjë që pengon deportimin e tyre.

Ai argumenton se BE-ja duhet të veprojë në nivel teknik për të lëshuar dokumente që të mundësojnë kthimin e tyre në Afganistan. 

Forssell shton se më shumë se gjysma e kërkesave për azil të afganëve refuzohen dhe këta njerëz duhet të kthehen.

Ai thotë se duhet të ketë zgjidhje të përbashkëta të BE-së, si grumbullimi i personave për t’u deportuar nga disa shtete anëtare dhe dërgimi i tyre në Afganistan me fluturime të shfrytëzuara për këtë qëllim.

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme