Bota 30 January 2026, 09:39 Nga VNA

Starmer firmos marrëveshje me Kinën pas vizitës në Pekin, Trump ‘ndez alarmin’: Kjo është shumë e rrezikshme për MB, kujdes të ketë edhe Kanadaja

Ndaje në Whatsapp
Starmer firmos marrëveshje me Kinën pas vizitës në Pekin,

Pas mbërritjes së së kryeministrit Keir Starmer në Shangai, Presidenti Donald Trump ka deklaruar se është shumë e rrezikshme që Mbretëria e Bashkuar të bëjë ‘biznes’ apo të ldihë marrëveshje me Kinën.

Trump iu referua Xi si një “mik” dhe tha se e njihte presidentin kinez “shumë mirë”. Në përgjigje të vërejtjeve të Trump, Doëning Street tregoi se Uashingtoni kishte qenë në dijeni të këtij udhëtimi dhe objektivave të tij paraprakisht.

Po ashtu theksohej se vetë presidenti amerikan do të vizitonte vetë Kinën në prill.

Presidenti i SHBA-së u pyet nga një gazetar se “çfarë mendoni për hyrjen e Mbretërisë së Bashkuar në marrëdhëne biznesi me Kinën?”

Përtej komenteve të tij të shkurtra, Trump nuk tha asgjë më tej rreth angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar me Kinën, duke u përqendruar në Kanada dhe duke dhënë një paralajmërim të ngjashëm.

Ai tha se ishte “edhe më e rrezikshme për Kanadanë”.
“Kanadaja nuk po ecën mirë. Po ecën shumë keq dhe nuk mund ta shohësh Kinën si përgjigjen”, shtoi ai.

Më herët këtë javë, presidenti amerikan kërcënoi se do të vendoste tarifa ndaj Kanadasë nëse ajo do të vazhdonte me marrëveshjet ekonomike të arritura me Kinën gjatë një vizite të kohëve të fundit në Pekin nga kryeministri i saj, Mark Carney.

Komentet vijnë pasi Starmer tha se marrëdhënia e Mbretërisë së Bashkuar me Kinën ishte e mirë dhe e fortë pas bisedimeve të tij me Xi.

Deri më tani, nga udhëtimi i Keir Starmer kanë dalë disa rezultate, përfshirë një marrëveshje për udhëtimin pa viza dhe tarifat më të ulëta të uiskit, si dhe një investim prej 10.9 miliardë funtesh nga AstraZeneca për të ndërtuar objekte prodhuese në Kinë.

U njoftuan gjithashtu marrëveshje për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të tjera, të tilla si krimi i organizuar dhe imigracioni i paligjshëm.

SHBA-të ishin partneri më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2025, ndërsa Kina ishte e katërta më e madhe, sipas Departamentit për Biznes dhe Tregti

Video

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme