Bota 4 March 2026, 21:10 Nga VNA

Spanja përgënjeshtron Shtëpinë e Bardhë: Nuk do bashkëpunojmë ushtarakisht me SHBA

Ndaje në Whatsapp
Spanja përgënjeshtron Shtëpinë e Bardhë: Nuk do

Spanja ka përgënjeshtruar deklaratat e Shtëpisë së Bardhë se do të bashkëpunojë ushtarakisht me Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, mohoi “kategorikisht” pretendimin e zëdhënëses së Shtëpia e Bardhë, Caroline Levitt, se Madridi ka rënë dakord për bashkëpunim ushtarak me SHBA-në.

“Nuk ka ndryshuar qëndrimi ynë. Qëndrimi ynë ‘jo luftës’ mbetet i qartë dhe kategorik”, deklaroi Albares në një intervistë për radion Cadena SER.

Më herët, Levitt u kishte thënë gazetarëve se Spanja kishte rënë dakord të bashkëpunonte me ushtrinë amerikane, duke sugjeruar se Madridi kishte marrë mesazhin e presidentit amerikan.

Deklaratat vijnë një ditë pasi Donald Trump kërcënoi me ndërprerje tregtie me Madridin për shkak të qëndrimit spanjoll ndaj sulmeve amerikano-izraelite kundër Iranit. Uashingtoni kishte kërkuar përdorimin e bazave të përbashkëta detare dhe ajrore në jug të Spanjës, kërkesë që Madridi e refuzoi.

Qeveria spanjolle i ka dënuar bombardimet ndaj Iranit si “të pamatura” dhe “të paligjshme”. Zëvendëskryeministrja María Jesús Montero deklaroi se Spanja “nuk do të bëhet vasale” e një vendi tjetër, ndërsa kryeministri Pedro Sánchez paralajmëroi për rrezikun e një përshkallëzimi me pasoja globale.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme