Bota 3 January 2026, 20:21 Nga VNA

Spanja: Nuk do të njohim një ndërhyrje amerikane në Venezuelë që shkel të drejtën ndërkombëtare

Ndaje në Whatsapp
Spanja: Nuk do të njohim një ndërhyrje amerikane në

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se Madridi nuk do të njohë një ndërhyrje të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë nëse ajo shkel të drejtën ndërkombëtare. Në një reagim në rrjetin social X, Sánchez theksoi se, ndonëse Spanja nuk e ka njohur regjimin e Nicolas Maduro-s, ajo nuk mund të pranojë as një veprim ushtarak që e shtyn rajonin drejt pasigurie dhe përshkallëzimi të konfliktit.

“Spanja nuk e ka njohur regjimin e Maduro-s. Por nuk do të njohë as një ndërhyrje që shkel të drejtën ndërkombëtare dhe e shtyn rajonin drejt një horizonti pasigurie m,” shkroi Sánchez.

Kryeministri spanjoll u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të kenë parasysh mbrojtjen e popullsisë civile, të respektojnë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të punojnë për një tranzicion të drejtë nëpërmjet dialogut në Venezuelë.

Lexo gjithashtu

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme