Bota 13 February 2026, 20:33 Nga VNA

Skemë mashtrimi në Louvre/ Arrestohen 9 punonjës të muzeut, shisnin biletat e vizitorëve disa herë

Ndaje në Whatsapp
Skemë mashtrimi në Louvre/ Arrestohen 9 punonjës të muzeut,

Muzeu i Luvrit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas grabitjes spektakolare të vitit të kaluar. Nëntë persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi mbi një skemë të dyshuar mashtrimi me bileta prej 10 milionë eurosh që zgjati një dekadë në muzeun më të vizituar në botë.

Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi gjyqësor të hapur pasi Luvri paraqiti një ankesë në dhjetor 2024 dhe tani humbja për muzeun gjatë dekadës së fundit vlerësohet të kalojë 10 milionë.

Të ndaluarit përfshijnë dy punonjës të Luvrit, disa guidë turistike dhe një person të dyshuar si truri i skemës.

Muzeu i njoftoi hetuesit për praninë e shpeshtë të dy guidave turistike kineze të dyshuara për sjelljen e grupeve të turistëve kinezë në muze duke ripërdorur në mënyrë mashtruese të njëjtat bileta disa herë për vizitorë të ndryshëm. Guida të tjera u dyshuan më vonë për praktika të ngjashme.

Zyra e prokurorëve tha se mbikëqyrja dhe përgjimet konfirmuan ripërdorimin e përsëritur të biletave dhe një strategji të dukshme për ndarjen e grupeve turistike për të shmangur pagesën e tarifës që u kërkohet guidave.

Hetimi gjithashtu tregoi për bashkëpunëtorë të dyshuar brenda Luvrit, me guidat që dyshohet se u paguan atyre para në këmbim të shmangies së kontrollit të biletave.

Besohet se të dyshuarit kanë investuar një pjesë të parave në pasuri të paluajtshme në Francë dhe Dubai. Autoritetet kanë sekuestruar më shumë se 957,000 euro  cash si dhe 486,000 euro nga llogaritë bankare.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme