Bota 2 December 2025, 16:36 Nga VNA

Skandali i rëndë në Bruksel: Bashkë me Federica Mogherinin në arrest dhe një zyrtar tjetër i BE-së

Ndaje në Whatsapp
Skandali i rëndë në Bruksel: Bashkë me Federica Mogherinin

Ish-shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian dhe aktualisht rektore e “Collegio d’Europa”, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion lidhur me një program trajnimi të diplomatëve europianë.

Sipas mediave belge, bashkë me Mogherinin është ndaluar edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (SEAE) dhe aktualisht drejtues i DG Mediterraneo në Komisionin Europian. Personi i tretë i arrestuar është një menaxher i Collegio d’Europa, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) njofton se hetimi lidhet me një rast të mundshëm mashtrimi në përdorimin e fondeve të BE-së. Në total janë ndaluar tre persona: Mogherini, Sannino dhe një menaxher i Kolegjit të Europës. Sipas EPPO-s, veprat penale të raportuara i përkasin periudhës 2021–2022 dhe përfshijnë mashtrim në kontrata publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Hetimet po verifikojnë nëse Kolegji i Europës apo drejtues të tij kanë pasur njohuri paraprake për kushtet e tenderit publik për financimin e Akademisë së re Diplomatike Evropiane në Bruges. Institucioni, i themeluar në vitin 1949 dhe i njohur si “inkubator” i zyrtarëve europianë, bleu në vitin 2022 një ndërtesë në Spanjaardstraat për të akomoduar pjesëmarrësit e programit – vetëm pak para se SEAE të publikonte thirrjen për financim, që më pas i dha kolegjit 654 mijë euro, raporton “Le Soir”.

Hetimi fokusohet te dyshimet për akses të paligjshëm në informacion konfidencial mbi tenderin, i cili duhej të mbetej sekret për të garantuar konkurrencë të barabartë mes aplikantëve. Para se dosja të kalonte te EPPO, OLAF kishte intervistuar personat e përfshirë.

Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se EPPO apo OLAF kanë arritur në përfundimin se është kryer shkelje penale, dhe asnjë nga të ndaluarit nuk është akuzuar zyrtarisht, shkruan “La Repubblica”.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme