Bota 26 September 2025, 22:10 Nga VNA

Skandal seksual, përdhunime dhe akuza për prostitucion, arrestohet ish-menaxheri i George Soros

Ndaje në Whatsapp
Skandal seksual, përdhunime dhe akuza për prostitucion, arrestohet

Howard Rubin, ish-menaxheri i fondeve të miliarderit George Soros dhe një emër i njohur në botën e financës në Wall Street, është vënë në pranga, pas një hetimi të thelluar që zbuloi akuza serioze për abuzim seksual dhe shfrytëzim të grave për prostitucion.

Sipas një raportimi të New York Post, Rubin u arrestua në rezidencën e tij në Fairfield, Connecticut, pas ngritjes së një aktakuze me 10 pika, e cila përfshin edhe akuzën për “tortura të rënda”, siç bëri të ditur prokurori federal i Brooklyn-it, Joseph Nocella.

Gjatë periudhës 2009–2019, Rubin dyshohet se ka përdorur fillimisht hotele të shtrenjta në Manhattan për të zhvilluar aktivitetin e tij kriminal, përpara se të organizonte një apartament luksoz me dy dhoma gjumi, të pajisur me pajisje BDSM dhe teknologji për regjistrim audio-vizual, që shërbente si një qendër abuzimi seksual.

Hetuesit thonë se ambienti ishte i pajisur me kamera dhe kompjuterë për të dokumentuar gjithçka, ndërsa viktimat rekrutoheshin përmes agjencive të eskortave apo platformave të modeleve.

Rubin, i njohur me nofkat “Howie” dhe “H”, ka qenë për vite me radhë një figurë e rëndësishme në sektorin financiar, duke menaxhuar miliarda dollarë për Soros Fund Management dhe për klientë të tjerë të profilit të lartë.

Ndërkohë që hetimet po thellohen, prokuroria pritet të paraqesë prova të reja mbi rastin që po përshkruhet si një ndër skandalet më të mëdha që ka përfshirë ndonjëherë një figurë të Wall Street-it.

 

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme