Bota 24 March 2026, 19:41 Nga VNA

Skandal në ministrinë e drejtësisë italiane: dorëheqje të bujshme pas lidhjeve me një familje mafioze

Ndaje në Whatsapp
Skandal në ministrinë e drejtësisë italiane: dorëheqje

Një tërmet politik ka goditur drejtësinë italiane. Andrea Delmastro, zëvendësministër i drejtësisë, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa nga detyra është larguar edhe shefja e kabinetit të ministrit të drejtësisë, Giusi Bartolozzi.

Dorëheqja e Delmastro erdhi pas publikimit të lidhjeve të tij të biznesit me Miriam Caroccia, vajza e Mauro Caroccia, i dënuar si prestanome i klanit mafioz Senese. Sipas raportimeve, Delmastro kishte hapur restorantin “Bisteccheria d’Italia” së bashku me të dhe disa drejtues të partisë Fratelli d’Italia.

Ndërkohë, Giusi Bartolozzi u largua nga detyra për shkak të polemikave që lidhen me menaxhimin e fushatës referendare dhe deklaratat e saj të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe frazën për “skuadrën e ekzekutimit” kundër magjistratëve.

Në një deklaratë publike, Delmastro tha se ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme, duke theksuar se edhe pse nuk ka bërë asgjë të paligjshme, ka kryer një “pakujdesi” për të cilën merr përgjegjësi.

Brenda partisë Fratelli d’Italia, publikimi i disa fotografive ku Delmastro shfaqet së bashku me Mauro Caroccia ka rritur shqetësimet se mund të dalin edhe zbulime të tjera. Ndërkohë, në parlament pritet që ministri i drejtësisë Carlo Nordio të japë shpjegime lidhur me këtë çështje gjatë një seance pyetje-përgjigjesh.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme