Bota 4 March 2026, 21:17 Nga VNA

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Ndaje në Whatsapp
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e

Një shofer ambulance 27-vjeçar në Itali po hetohet nën dyshimin për vrasjen e pesë pacientëve të moshuar gjatë transportimeve mjekësore në rajonin Emilia-Romagna. Sipas hetuesve, i riu — i punësuar nga Kryqi i Kuq Italian — dyshohet se mund të ketë përdorur substanca të dëmshme gjatë transferimeve mes spitaleve dhe shtëpive të kujdesit. Ai është pezulluar nga detyra, por deri tani nuk është arrestuar.

Rasti më i fundit i hetuar lidhet me vdekjen e një gruaje 85-vjeçare në nëntor 2025 gjatë një transporti për fizioterapi. Avokatja e të dyshuarit ka deklaruar se klienti i saj i mohon akuzat.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Italian u shpreh “thellësisht i tronditur” dhe theksoi se pret që hetimet të zbardhin plotësisht ngjarjen.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme