Bota 23 August 2025, 19:47 Nga VNA

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve në disa provinca

Ndaje në Whatsapp
Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht.

Zgjedhjet parlamentare në Siri – të parat që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari shumëvjeçar Bashar al-Assad mbi tetë muaj më parë – fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin nga 15 deri më 20 shtator.

Por, zëdhënësi i komisionit të lartë zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do të shtyhen në provincën jugore të Suveidës, por edhe në provincat al-Hassake dhe al-Raka për shkak të “sfidave të sigurisë”.

Muajin e kaluar, Suveida – bastion i minoritetit druze të Sirisë – përjetoi dhunë vdekjeprurëse sektare.

Provincat al-Hassake dhe al-Raka janë nën kontrollin e milicitë e Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, që kanë raporte të tensionuara me Qeverinë në Damask.

Al-Daghim, duke folur për Dpa-në, nuk dha një datë të re, por tha se zgjedhjet në këto tri provinca do të mbahen kur të lejojnë rrethanat.

Më herët gjatë javës, presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ratifikoi një dekret që ka të bëjë me një sistem të përkohshëm zgjedhor, sipas të cilit ai ka fuqinë të emërojë një të tretën e 210 anëtarëve të Asamblesë. Dy të tretat e mbetura do të zgjidhen nga votuesit.

Duke komanduar një aleancë të rebelëve të udhëhequr nga islamistët, al-Sharaa e rrëzoi nga pushteti al-Assadin në dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti sirian u largua nga shteti drejt Rusisë.

Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit.

Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh.

Që nga rënia e al-Assadit, udhëheqja e re e Sirisë po synon të njihet ndërkombëtarisht dhe po kërkon mbështetje ekonomike për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë civile. REL

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme