Bota 27 September 2025, 16:06 Nga VNA

Siria lëshon urdhër arrestimi për Bashar Al Assad

Ndaje në Whatsapp
Siria lëshon urdhër arrestimi për Bashar Al Assad

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha një gjykatës më 27 shtator. Assad, i cili qeverisi Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e vitit të kaluar, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin.

Fletarrestimi në mungesë u lëshua ndaj Assadit nën akuza për vrasje me paramendim dhe torturë që çoi në vdekje, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar gjykatësin hetues në Damask, Tawfiq al-Ali.

Akuzat lidhen me shtypjen e vitit 2011 nga forcat e Assadit në qytetin jugor, Dara. Më 2011, protestat paqësore prodemokracisë shpërthyen ndaj sundimit të Assadit, duke kërkuar ndryshim politik. Megjithatë, qeveria e tij u përgjigj me shtypje brutale. Situata u përshkallëzua në konflikt që rezultoi me qindra mijëra vdekje dhe shkatërrime masive.

Qindra mijëra persona u burgosën dhe iu nënshtruan torturave apo edhe u zhdukën, sipas avokuesve për të drejtat e njeriut.

“Vendimi i gjyqësorit i hap derën shpërndarjes së njoftimit përmes Interpol-it dhe ndjekjes së rastit në nivel ndërkombëtar”, tha gjyqtari al-Ali.

Ai shtoi se ky hap vjen si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga familjarët e viktimave. Dara konsiderohet si vatra e kryengritjes kundër Assadit. Mediat siriane raportuan se Ministria e Drejtësisë e lëshoi fletarrestimin të enjten nën akuza që përfshin po ashtu sulm me qëllim të nxitjes të luftës civile.

Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut. Udhëheqja e re po synon që të fitojë mbështetje ekonomike ndërkombëtare me qëllim që të rindërtohet shteti i shkatërruar nga lufta./REL

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme