Bota 5 August 2025, 15:51 Nga VNA

Shkrimtari Izraelit, Keret: Demokracia ka pushuar së funksionuari

Ndaje në Whatsapp
Shkrimtari Izraelit, Keret: Demokracia ka pushuar së funksionuari

Edgar Keret buzëqesh për herë të parë gjatë gjithë intervistës dhe i bie vetes lehtë me dorë në ballë. Si për të thënë: e dija që do të vinte ky moment.

«Doni që të them atë fjalë që fillon me G? Mund të them çfarë shoh: që Izraeli po shkatërron qytete të tëra, që po zhvendos miliona njerëz nga një vend në tjetrin, që po e përdor urinë si armë lufte. Shoh që është çnjerëzore, e tmerrshme, e papranueshme. Por kjo etje për ta emërtuar gjithçka vjen nga kultura e Instagramit. A është Putini si Hitleri? Jo, është ndryshe. A është ajo që po ndodh në Gaza një gjenocid? Nuk e di. Të ndalojmë këtë masakër, të lirojmë pengjet dhe pastaj të thërrasim juristët më të mirë në botë për të kuptuar nëse kjo tmerrësi hyn në kategorinë e gjenocidit – dhe atëherë do ta shpallim me zë të lartë: gjenocid. Por më parë, ju lutem, ta ndalojmë».

Lufta po përhapet, kabineti i Netanyahut ka vendosur pushtimin e plotë të Rripit të Gazës.

«Një makth. Po jetojmë një moment historik ku demokracia ka pushuar së funksionuari. Shumica dërrmuese e izraelitëve duan ta ndalojnë luftën dhe të lirojnë pengjet. Vetëm rreth 20% janë në favor të vazhdimit të dhunës, ndoshta edhe të rrafshimit të Gazës dhe përfitimit nga momenti për të shtypur palestinezët në Bregun Perëndimor. Janë afërsisht dy milionë njerëz, ekstremistë siç ka në shumë vende: racistë, mesianikë, fanatikë. Por janë një pakicë, si neonazistët në Gjermani. Vetëm se këtu janë në qeveri. Fatkeqësisht për ne dhe për palestinezët, ata janë ministra».

 

Corriere della Sera 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme