Bota 13 March 2026, 08:18 Nga VNA

Shpërthime në Dubai, ndërtesat në qendër të qytetit dridhen pas një sulmi të dyshuar iranian

Ndaje në Whatsapp
Shpërthime në Dubai, ndërtesat në qendër të

Një seri shpërthimesh ka tronditur qytetin e Dubait, duke bërë që ndërtesat në qendrën financiare të qytetit të dridhen, ndërsa një re e madhe tymi është ngritur mbi zonën qendrore të metropolit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sirenat e alarmit janë aktivizuar në zonën e Sheikh Zayed Road, arteria kryesore e qytetit. Raportimet e para flasin për një sulm të ri të dyshuar nga Irani, vetëm një ditë pasi një dron u rrëzua pranë distriktit financiar të Dubait.

Teherani ka kërcënuar më herët se do të godasë institucionet ekonomike dhe financiare, duke detyruar disa kompani të evakuojnë stafin e tyre.

Deri tani, aeroporti i Dubait, një nga më të mëdhenjtë në botë, është marrë disa herë në shënjestër, ashtu si edhe porti i qytetit dhe komplekset luksoze, përfshirë ishullin artificial Palm Jumeirah.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme