Bota 13 March 2026, 12:15 Nga VNA

Shpërthim pranë një proteste në Teheran, raportohet për një viktimë

Ndaje në Whatsapp

Shpërthim pranë një proteste në Teheran, raportohet për

Media shtetërore iraniane raportojnë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një manifestimi pro-regjim në Teheran. Në kryeqytetin iranian, ashtu si edhe në zona të tjera të vendit, po zhvillohen marshime anti-amerikane dhe anti-izraelite të organizuara nga regjimi me rastin e Ditës së Jerusalemit (Al-Quds), një aktivitet vjetor në mbështetje të çështjes palestineze.

Sipas raportimeve, në manifestim ishte i pranishëm edhe Ali Larijani, një nga figurat e njohura të politikës iraniane. Televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se nga shpërthimi ka humbur jetën një grua, e përshkruar nga media si një “nënë iraniane”. Autoritetet iraniane pretendojnë se shpërthimi është rezultat i një bombardimi të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Ndërkohë, zhvillime të tjera lidhen me përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit amerikan kanë humbur jetën pasi një avion cisternë u rrëzua në Irak, sipas Komandës Qendrore të SHBA. Zyrtarët amerikanë theksuan se rrëzimi i avionit nuk u shkaktua nga zjarr armik apo nga zjarr miqësor, ndërsa rrethanat e incidentit janë ende nën hetim.

Situata mbetet e tensionuar në disa pika të Lindjes së Mesme. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vdekja e një ushtari francez në një sulm në Erbil është “e papranueshme”. Ndërkohë raportohen edhe shpërthime në Dubai, ndërsa në rajon vijojnë alarmet për sulme me raketa dhe përshkallëzim të konfliktit.

Ngjarjet e fundit po rrisin shqetësimin ndërkombëtar për një përhapje më të gjerë të luftës në Lindjen e Mesme.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme