Bota 25 January 2026, 17:30 Nga VNA

Shpërthejnë protestat në SHBA kundër Agjensisë së Emigracionit

Ndaje në Whatsapp
Shpërthejnë protestat në SHBA kundër Agjensisë së

Protesta të mëdha janë përhapur në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston, Providence dhe Los Angeles, pas vrasjes së 37-vjeçarit Alex Pretti nga agjentë federalë të imigracionit. Demonstratat vijnë një ditë pasi mijëra protestues marshuan në Minneapolis për të kundërshtuar veprimet e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).  

Protestuesit kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të kërkuar drejtësi për Pretti-n dhe për të shprehur pakënaqësi ndaj masave të ashpra të zbatimit të ligjit nga autoritetet federale. Në shumë qytete turmat kanë brohoritur slogane kundër ICE dhe kanë mbajtur pankarta duke kërkuar ndryshime në politikat e imigracionit.  

Në Minneapolis, demonstruesit janë mbledhur edhe në vendin ku ndodhi ngjarja, duke ndezur qirinj dhe kërkuar përgjegjësi nga autoritetet. Ngjarja ka shkaktuar një debat të gjerë kombëtar rreth përdorimit të forcës nga agjentët federalë dhe rolin e ICE në komunitetet amerikane.  

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme