Bota 8 October 2025, 20:25 Nga VNA

Shkencëtari me origjinë palestineze Omar Yaghi, fitues i Nobelit në Kimi për 2025

Ndaje në Whatsapp
Shkencëtari me origjinë palestineze Omar Yaghi, fitues i Nobelit

Omar Yaghi, shkencëtari i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2025. Lajmi ishte i ngarkuar me emocion për Yaghin, i cili lindi në Jordani nga prindër refugjatë palestinezë dhe u rrit në kushte të varfra, në një familje të madhe që ndante një dhomë të vetme me bagëtitë që rritnin.

“Nuk kishim as energji elektrike, as ujë të rrjedhshëm. Por kishim shumë dashuri dhe kujdes,” tha ai me lot në sy gjatë deklaratës për mediat. “Prindërit tanë ia kushtuan çdo minutë edukimit tonë, si mënyrën e vetme për t’u ngritur nga vështirësitë.”

I lindur në vitin 1965 në Aman, Yaghi u largua drejt Shteteve të Bashkuara në moshën 15-vjeçare, me këshillën e të atit që besonte se djali i tij do të kishte mundësi më të mëdha atje. Ai nisi studimet në një kolegj komunitar në Nju Jork, duke punuar paralelisht si pastrues dhe ndihmës në supermarket, më pas përfundoi studimet në Universitetin e Nju Jorkut në Albany dhe doktoraturën në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign në vitin 1990.

Yaghi fitoi Nobelin së bashku me Susumu Kitagawa nga Japonia dhe Richard Robson nga Britania, për zbulimet e tyre mbi strukturat metal–organike (MOFs), materiale revolucionare që përdoren për kapjen e dioksidit të karbonit dhe për nxjerrjen e ujit nga ajri në kushte të thata.

Në momentin e shpalljes, Yaghi ndodhej në avion drejt Brukselit për një konferencë shkencore. “Nuk mund të përgatitesh për një moment të tillë,” tha ai, “u ndjeva i befasuar dhe i lumtur.”

Sot, kërkimet e tij kanë frymëzuar qindra shkencëtarë dhe kanë gjeneruar mbi 250 mijë citime shkencore. Por për Yaghin, kuptimi më i thellë i këtij suksesi është njerëzor:

“Shkenca është forca më e madhe barazuese në botë,” deklaroi ai për Fondacionin Nobel. “Njerëz të zgjuar, të talentuar dhe të aftë ekzistojnë kudo — mjafton t’u japim mundësi për të çliruar potencialin e tyre.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme