Bota 23 December 2025, 22:49 Nga VNA

Shefi i ushtrisë së Libisë vdes në aksident ajror pranë Ankarasë

Ndaje në Whatsapp

Shefi i ushtrisë së Libisë vdes në aksident ajror pranë

Kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dbeibeh, ka njoftuar vdekjen e shefit të shtabit të ushtrisë së vendit dhe disa zyrtarëve të lartë pas një aksidenti tragjik, teksa po ktheheshin nga një vizitë zyrtare në Turqi.

Në një postim në platformën X, Dbeibeh tha të martën se e kishte marrë lajmin “me dhimbje dhe pikëllim të thellë”, duke konfirmuar humbjen e gjeneral-lejtnant Mohammad al-Haddad dhe anëtarëve të delegacionit të tij.

Mes viktimave, krahas al-Haddadit, janë edhe shefi i shtabit të forcave tokësore, kreu i autoritetit të industrisë ushtarake, një këshilltar i shefit të ushtrisë, si dhe një fotograf i zyrës për media.

Kryeministri tha se ngjarja kishte ndodhur gjatë kthimit të tyre nga kryeqyteti turk, Ankaraja, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e aksidentit.

Duke e cilësuar këtë si një humbje të madhe për vendin dhe forcat e armatosura, Dbeibeh u shpreh se Libia ka humbur burra që i shërbyen atdheut me “sinqeritet, disiplinë dhe përkushtim kombëtar”, ndërsa u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, kolegëve të tyre në ushtri dhe opinionit të gjerë libian.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya, deklaroi më herët se mbetjet e një avioni privat që po udhëtonte drejt Libisë dhe që kishte nisur fluturimin nga Ankaraja, me në bord shefin e ushtrisë libiane, janë gjetur në rrethin Haymana të Ankarasë./trt world/ 

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme