Bota 7 September 2025, 18:40 Nga VNA

Shefi i IAEA: Mund të kemi mbi 25 shtete me armë bërthamore

Ndaje në Whatsapp
Shefi i IAEA: Mund të kemi mbi 25 shtete me armë bërthamore

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, ka paralajmëruar për rritjen e rrezikut bërthamor dhe për mundësinë që numri i shteteve me armë bërthamore të rritet ndjeshëm në të ardhmen.
“Pa dashur të përhap panik, rreziku i një konflikti bërthamor është më i madh sot sesa në të kaluarën”, ka thënë Grossi në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica. Ai ka sugjeruar se në një moment të caktuar, nga 20 deri në 25 shtete mund të pajisen me armë bërthamore, megjithëse nuk ka përmendur afate kohore për këtë zhvillim.
Aktualisht, sipas ekspertëve, në botë janë vetëm nëntë shtete që posedojnë armë bërthamore. Megjithatë, sipas Grossit, procesi i çarmatimit apo i zvogëlimit të kontrolluar të arsenalit bërthamor ka mbetur i bllokuar.
“Ato shtete që posedojnë armë bërthamore janë duke prodhuar më shumë sosh, përfshirë Kinën”, ka shtuar ai, duke nënvizuar se situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Shefi i IAEA ka tërhequr gjithashtu vërejtjen për rritjen e retorikës mbi përdorimin e armëve bërthamore taktike, të cilën e ka përshkruar si një zhvillim tepër alarmues për sigurinë globale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme