Bota 18 November 2025, 08:06 Nga VNA

Shefi i Google paralajmëron: “Flluska e AI mund të shpërthejë – askush nuk është i sigurt”

Ndaje në Whatsapp
Shefi i Google paralajmëron: “Flluska e AI mund të

Sundar Pichai, drejtuesi i Alphabet (kompania mëmë e Google), ka thënë se investimet gjigante në inteligjencën artificiale (AI) mund të krijojnë një flluskë financiare — dhe nëse ajo shpërthen, as Google nuk do të shpëtojë.

Ai tha për BBC se ka shumë para që po futen në AI shumë shpejt, dhe jo gjithmonë me logjikë. Kjo, sipas tij, është një situatë e ngjashme me flluskën e internetit në vitet ’90, kur investimet u rritën shumë dhe pastaj tregu u rrëzua.

Megjithatë, Pichai beson se AI do të jetë po aq e rëndësishme sa interneti dhe se teknologjia është e pashmangshme, edhe nëse disa kompani do të humbasin para.

Ai paralajmëroi edhe për një problem tjetër: inteligjenca artificiale po konsumon shumë energji në mbarë botën dhe kjo po e ngadalëson përmbushjen e objektivave klimatike të Google.

Ndërkohë, Alphabet po rrit investimet në Mbretërinë e Bashkuar, duke premtuar 5 miliardë paund për kërkime dhe infrastrukturë të AI-së, dhe do të trajnojë modelet e saj edhe atje.

Pichai tha se AI do të ndryshojë shumë profesione, por ata që mësojnë ta përdorin do të kenë më shumë avantazh në të ardhmen.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme