Bota 29 January 2026, 17:42 Nga VNA

Shefi i Forcave të Armatosura të Iranit: Përgjigja ndaj çdo pushtimi do të jetë dërrmuese

Ndaje në Whatsapp

Shefi i Forcave të Armatosura të Iranit: Përgjigja ndaj

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjenerali Amir Hatami, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për një “përgjigje të menjëhershme dhe shkatërruese”, vetëm pak orë pasi Teherani njoftoi se ka vënë në përdorim 1.000 dronë strategjikë.

“Përballë kërcënimeve me të cilat përballemi, prioriteti i ushtrisë është forcimi i avantazheve strategjike, me qëllim dhënien e një përgjigjeje të menjëhershme dhe shkatërruese ndaj çdo pushtimi apo sulmi”, deklaroi gjenerali iranian.

Sipas televizionit shtetëror iranian, pas urdhrave të dhëna nga Hatami, njësitë e artilerisë luftarake janë pajisur me “1.000 dronë strategjikë”, të prodhuar nga ushtria në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes. Prodhimi i tyre, sipas autoriteteve iraniane, është fryt i “mësimeve të nxjerra nga lufta 12-ditore” me Izraelin në muajin qershor.

Zhvillimi i ri vjen në një moment tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa ditët e fundit është raportuar edhe për mbërritjen e një aeroplanmbajtëseje amerikane në Lindjen e Mesme.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme