Bota 19 September 2025, 20:55 Nga VNA

SHBA -Turqi, Trump njofton takim me Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Ndaje në Whatsapp
SHBA -Turqi, Trump njofton takim me Presidentin Erdogan në

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se më 25 shtator do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Lajmi u bë publik përmes një postimi në platformën Truth Social, ku Trump tha se takimi do të fokusohet në çështje të rëndësishme bilaterale, përfshirë bashkëpunimin tregtar dhe atë ushtarak.

Ndër temat kryesore që pritet të diskutohen është edhe çështja e avionëve luftarakë F-35, një pikë e ndjeshme në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas përjashtimit të Turqisë nga programi disa vite më parë për shkak të blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

“Jam i kënaqur që do të mirëpres Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Po bashkëpunojmë me Presidentin në shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, përfshirë blerjen në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të rëndësishme për F-16, si dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, të cilat presim t’i finalizojmë me një rezultat pozitiv. Presidenti Erdogan dhe unë gjithmonë kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Mezi pres ta takoj më 25 të këtij muaji!”, shkruan Trump.

Kujtojmë se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë kanë kaluar nëpër periudha të tensionuara gjatë viteve të fundit, por ky takim sinjalizon një përpjekje për normalizim dhe forcim të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Takimi i shumëpritur pritet të jetë i rëndësishëm jo vetëm për marrëdhëniet SHBA–Turqi, por edhe për balancat e sigurisë në rajonin e Mesdheut dhe më gjerë.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme