Bota 11 September 2025, 10:30 Nga VNA

SHBA përkujtojnë 24-vjetorin e 11 Shtatorit, nën siguri të shtuar

Ndaje në Whatsapp
SHBA përkujtojnë 24-vjetorin e 11 Shtatorit, nën siguri të

Shtetet e Bashkuara po përkujtojnë sot 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 me ceremoni solemne, aktivitete përkujtimore dhe vepra vullnetare kushtuar gati 3 mijë viktimave.

Familjarë të të ndjerëve, zyrtarë shtetërorë dhe figura politike u mblodhën në New York, Pentagon dhe Shanksville të Pensilvanisë për të nderuar jetët e humbura. Në New York, pranë memorialit kombëtar, u lexuan emrat e viktimave, ndërsa momente heshtjeje shënuan kohën e goditjes së Kullave Binjake. Në ceremoni mori pjesë nënpresidenti JD Vance me bashkëshorten e tij.

Në Pentagon, ku u nderuan 184 viktimat e sulmit, morën pjesë Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, përpara se të udhëtonin drejt Bronxit për një ndeshje bejsbolli. Në Shanksville, Sekretari i Çështjeve të Veteranëve, Doug Collins, përkujtoi pasagjerët e Flight 93, që humbën jetën duke sfiduar rrëmbyesit.

Përkujtimet e këtij viti zhvillohen nën masa të shtuara sigurie, vetëm një ditë pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk në një universitet të Utah-ut. Autoritetet kanë paralajmëruar vëmendje të shtuar, veçanërisht në Ground Zero.

Sulmet e 11 Shtatorit, të orkestruara nga Al-Kaeda, morën 2,977 jetë dhe u pasuan nga luftërat amerikane në Afganistan e Irak, si dhe nga një luftë globale kundër terrorizmit që vazhdon të ndikojë edhe sot. Procesi gjyqësor ndaj Khalid Sheikh Mohammed, organizatori i dyshuar kryesor, mbetet ende i papërfunduar pas më shumë se dy dekadash.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme