Bota 24 December 2025, 08:32 Nga VNA

SHBA ndalon vizat për ish-komisionerin e BE-së Thierry Breton: Uashingtoni flet për censurë dhe presion ndaj rrjeteve sociale

Ndaje në Whatsapp
SHBA ndalon vizat për ish-komisionerin e BE-së Thierry Breton:

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar dhënien e vizave për pesë persona, mes tyre edhe ish-komisionerin europian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, duke i akuzuar për përpjekje për të ushtruar presion mbi platformat amerikane të rrjeteve sociale me qëllim kufizimin e përmbajtjeve apo pikëpamjeve të caktuara.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se personat e përfshirë janë “aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara”, të cilat, sipas tij, kanë promovuar praktika censuruese nga shtete të huaja, duke synuar drejtpërdrejt folës dhe kompani amerikane. Departamenti i Shtetit e përshkroi Breton si “arkitektin kryesor” të Aktit të Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Europian (DSA), ligj që rregullon moderimin e përmbajtjes në platformat online.

Breton reagoi duke e cilësuar vendimin si një “gjueti shtrigash”, duke theksuar se censura, sipas tij, “nuk është aty ku mendojnë amerikanët”. Akti i Shërbimeve Digjitale ka shkaktuar prej kohësh tensione me qarqe konservatore në SHBA, të cilat e shohin atë si një përpjekje për të censuruar zëra të djathtë — akuza që Brukseli i ka mohuar vazhdimisht.

Në listën e personave të ndaluar përfshihen gjithashtu drejtues të organizatave si Global Disinformation Index, Center for Countering Digital Hate dhe HateAid. Këto organizata e kanë cilësuar vendimin si një akt represiv dhe një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Nga ana e tij, Rubio theksoi se administrata Trump synon të mbrojë sovranitetin amerikan nga ajo që e quajti “ndërhyrje ekstraterritoriale”, të cilat, sipas tij, synojnë të kontrollojnë fjalën e lirë në Shtetet e Bashkuara.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme